Hëna do e bëjë atmosferën shumë më romantike sot. Do kërkoni vetëm qetësi dhe emocione të forta. Për ju të dashuruarit do jetë ditë shumë e lumtur dhe me ngjyra. Do keni ndryshime mjaft pozitive në jetën sentimentale dhe emocionet do jenë të shumta. Ju beqarët nga ana tjetër do keni takime impresionuese, por që e ardhmja nuk do jetë shumë pozitive. Gjithsesi jetoni momentin dhe mos mendoni për asgjë. Në punë do gjendeni përballë disa dilemave të vështira. Diskutoni edhe me familjarët sepse ata mund t’ua qartësojnë disi mendimet dhe do iu japin ide interesante. Për sa iu përket financave, do merrni vendime të rëndësishme në mënyrë që ato mos kenë probleme. Ulni sa të mundni edhe shpenzimet.