Ka shumë mundësi që gjatë kësaj jave të jeni shumë impulsivë dhe të bëni gjëra tmerrësisht të gabuara. Nëse keni një lidhje, atmosfera në çift do jetë elektrizuese. Nuk këshillohet të merrni vendime sepse do bënit gabime të pandreqshme. Ju beqarët nga ana tjetër do keni takime ,të cilat pas pak kohësh do marrin një pamje më serioze. Ka shumë gjasa që të mund të krijoni edhe lidhje afatgjata. Në punë do jetë një ditë e ngarkuar dhe nuk do keni shumë durim. Gabimet e bëra nuk do i pranoni për asnjë lloj arsyeje. Në planin financiar do iu ndihmojnë disa miq dhe do i zgjidhni problemet që keni pasur. Më në fund do merrni frymë të qetë.