Duke folur sot në një konferencë të përbashkët shtypi në Bagdad, ministri i jashtëm sirian Bassam al-Sabbagh tha se ndërhyrjet rajonale dhe ndërkombëtare në vendin e tij, kanë si qëllim “realizimin e ambicjeve historike të ndarjes së rajonit dhe rishkrimit të hartës politike”.
Komentet e al-Sabbagh vinte teksa Siria e gjen veten papritur mes një ofensive shokuese të grupeve të panjohura rebele që kanë marrë kontrollin e disa qyteteve të mëdha në veri të Sirisë.
“Unë i kam prezantuar qartësisht aspektet e ndërhyrjeve nga jashtë në çdo gjë që po ndodh në Siri, dhe që ka ndodhur në të kaluarën këtu. E ritheksoj se ndërhyrjet janë ekspozuar dhe kanë si qëllim ambicjet historike per rishkrimin e hartës politike të rajonit”, tha Sabbagh.
Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi që ishte prezent në takim ofroi mbështetje për Sirinë.
“Republika islamike ka mbështetur gjithmonë Sirinë dhe do të vazhdojë ta bëjë me të gjithë forcën e vet, sipas kërkesave të qeverisë së vendit”, tha Aragchi, sipas rrjetit AFP.
Top Channel