Ministri sirian denoncon planin “për të ndarë rajonin” me inkursione të grupeve rebele (fotot)

06/12/2024 18:54
Ministri i jashtëm sirian Bassam al-Sabbagh

Duke folur sot në një konferencë të përbashkët shtypi në Bagdad, ministri i jashtëm sirian Bassam al-Sabbagh tha se ndërhyrjet rajonale dhe ndërkombëtare në vendin e tij, kanë si qëllim “realizimin e ambicjeve historike të ndarjes së rajonit dhe rishkrimit të hartës politike”.

Komentet e al-Sabbagh vinte teksa Siria e gjen veten papritur mes një ofensive shokuese të grupeve të panjohura rebele që kanë marrë kontrollin e disa qyteteve të mëdha në veri të Sirisë.

“Unë i kam prezantuar qartësisht aspektet e ndërhyrjeve nga jashtë në çdo gjë që po ndodh në Siri, dhe që ka ndodhur në të kaluarën këtu. E ritheksoj se ndërhyrjet janë ekspozuar dhe kanë si qëllim ambicjet historike per rishkrimin e hartës politike të rajonit”, tha Sabbagh.

Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi që ishte prezent në takim ofroi mbështetje për Sirinë.

“Republika islamike ka mbështetur gjithmonë Sirinë dhe do të vazhdojë ta bëjë me të gjithë forcën e vet, sipas kërkesave të qeverisë së vendit”, tha Aragchi, sipas rrjetit AFP.

FOTO GALERI
2/2
Ministri i jashtëm sirian Bassam al-Sabbagh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA