Top Story trajton në këtë pjesë të dytë "Zhvatje përmes kredisë", mashtrimin më të madh financiar me blerjen e kredive të këqija. Mbi 5 mijë dosje përmbarimore u braktisën në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë. Askush nuk i mori përsipër të firmoste se të kujt janë, duke shmangur kështu përgjegjësinë ligjore për abuzimet e kryera. Këto dokumenta faktojnë se me qindra-mijëra shqiptarë kanë rënë “pre” e mashtrimit të shoqërive përmbarimore dhe të kompanive MCA, ADCA, ZIG, STAR, FLASH, FS. Micro Credit Albania ka blerë në formë portofoli me mijëra kredi nga bankat e nivelit të dytë. Më pas i ka vënë në ekzekutim vetëm nëpërmjet tre shoqërive përmbarimore, me një skemë të mirëmenduar. Ata shtrëngonin debitorët për të marrë kredi të reja, për shlyerjen e detyrimeve të kushtëzuara nga proceset përmbarimore.