Zhgënjim pas 100 vite parlamentarizëm/ Topalli: Me fat që s’jam më pjesë e kalbësirës politike.
19/01/2020 19:48

Kryesuan Kuvendin në kohë të ndryshme dhe secili la shenjën e tij në drejtimin e seancave plenare. Jozefina Topalli dhe Namik Dokle në 100 vjetorin e Parlametarizmit nuk e fshehin trishtimin për nivelin dhe cilësinë e përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë sot “ Sigurisht që është për tu fshirë nga kujtesa që mos të ndodhë kurrë më që në Parlament shqiptarët të përfaqësohen nga krimi apo nga pala tjetër që janë më shumë klloun sesa përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Jam me fat që s’jam pjesë e kësaj kalbësirë politike aktuale të zhytur në korrupsiom dhe papërgjegjshmëri”, thotë Topalli. “Nga një legjislaturë në tjetrën sikur ka rënë nivel kulturor i Parlamentit. Pra ka më shumë sharje, sesa kulturë. Ka më shumë grindje sesa argumente dhe kjo për mendimin tim është një nga të metat e këtij Parlamenti. Duhet menduar për të ngritur nivelin kulturor”, thotë Dokle. Jo vetëm legjislaturën më të dobët, por edhe më të mirën se kanë vështirë ta kujtojnë. “E privilegjuar që kam drejtuar Kuvendit kur u hoqën vizat dhe futëm vendin në NATO. Dua të shoh anët pozitive. Sfidat dhe vështirësitë e një kryetari të Parlamenti janë të pashmangshme unë s’dua të kujtoj pjesët që më kanë lënduar ndonjëherë apo më kanë bërë të gaboj herë tjetër. Dua të shoh gjërat e bukura që janë realizuar”, thotë më tej Topalli. “ Është e vështirë ta përcaktosh dhe varet nga këndvështrimi i atij që bën përcaktimin, por unë si politikan kënaqësinë më të madhe pune e kam ndjerë në legjislaturën 92-96 . Më vjen ndërmend se ndofta në atë kohë unë kam drejtuar grupin parlamentar të opozitës socialiste që e solli PS në pushtët për herë të parë”, shprehet Dokle. Në këtë përvjetor jubilar Parlamenti nuk e gëzon përbërjen e tij të plotë prej 140 deputetësh për shkak të krizës politikës. Zgjidhjen e shohin në mënyra të ndryshme.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA