Zgjatet “garancia sovrane”/ Edhe 6 muaj më shumë që biznesi të marrë kredi në banka
22/01/2021 15:19

“Ministria e Financave ka shtyrë me 6 muaj afatin për garancinë sovrane duke e çuar atë deri më 30 qershor 2021, një instrument që synon rimëkëmbjen e bizneseve të prekura nga pandemia Covid-19.” Shtyrja e këtij afati deri mes të këtij viti sipas Financave ishte një kërkesë e bërë më herët nga Shoqata Shqiptare e Bankave, me argumentin se ka ende subjekte të interesuara për të përfituar nga kjo linjë kredie për kapital qarkullues dhe investime. Të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se deri në fund të 2020-ës, 308 bizneseve iu është miratuar kërkesa për hua nga kjo garanci shtetërore më një vlerë totale prej 8.9 miliardë lekë apo rreth 72 milionë euro. Ndërsa vlera e përdorur aktualisht arrin në mbi 5 miliardë lekë, më pak se gjysma e totalit të akorduar nga Financat për këtë instrument prej 15 miliardë lekë për të gjithë sektorët e ekonomisë. Subjektet që operojnë në sektorët e tregtisë, shërbimit apo prodhimit aktiviteti i të cilave u godit nga pandemia, janë ato që kanë shfaqur më së shumti interes për këtë garanci sovrane, ku shteti mbulon 60% të vlerës së saj, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga vetë bizneset. Ministria e Financave ka deklaruar se së shpejti do të ketë një garanci të tretë sovrane e cila do të fokusohet kryesisht te bizneset eksportuese, kushtet dhe fondi i së cilës nuk janë definuar ende nga ky dikaster. Deri më tani, qeveria ka vënë në dispozicion të sektorit privat dy instrumente të garancisë sovrane me një vlerë totale prej 26 miliardë lekë për zbutjen e goditjeve që ka shkaktuar pandemia te bizneset.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA