Wake Up/ Studentët e mjekësisë, juridikut, ekonomikut etj, sfidojnë vetën në aktrim
28/10/2020 11:14

Edhe pse në kohë pandemie, të rinjtë gjithmonë gjejnë forma për t’u argëtuar vetë, por pse jo edhe për të argëtuar publikun. Jemi mësuar që në skenë të shohim gjithomë aktorë profesionistë, që interepretrojnë shfaqje nga më të njohurat. Por nëse nuk e dinit po ua themi që në skenë mund të ngjiten edhe të rinj që kanë pasion aktrimin, por që vijnë nga profesione të ndryshme. Edhe pse në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë në Tiranë ka nisur edicioni i dytë i Festivalit Teatror Universitar “E Dua Teatrin" i cili është një konkurs midis universiteteve të ndryshme dhe që mbahet në Amfiteatrin e Tiranës, ku deri më tani janë dhënë disa shfaqje. “Rini e Çmenduri" ka qenë shfaqja e parë që ka hapur këtë edicion e vënë në skenë nga studentet e Universitetit Politeknik me regji nga Alba Shtembari, e më pas edicioni që ka startuar në fund të korrikut ka vazhduar me shfaqjet, “Tri mendje në Ankand” me studentet e Fakultetit të Ekonomise dhe regji nga Kesina Lami dhe “Hipokritet ose pacienti Anglez” me studentet e drejtësisë dhe regji nga Enkelejda Fishekaj. A është ky një event që shërben për zbulimin e talenteve të reja, dhe si është pritur nga ata që i kanë shijuar këto shfaqje. “E dua teatrin” është festivali teatror që vjen në edicionin e tij të dytë dhe këtë vit pjesë e tij janë 8 universitete. Lidhur me këtë konkurs mes studentëve ishte i ftuar në “Wake Up”, Eni Picalli, drejtor i festivalit teatror universitar “E dua teatrin”. Gjatë bisedës ai shtoi se ky është festivali i vetëm teatror që zhvillohet që prej 28 korrikut në Amfiteatrin e Tiranës. “Ndryshe nga vjet audicionet u zhvilluan me lajmërime ndërsa këtë vit na kanë ndihmuar rrjetet sociale. Festivali nuk është vend për të kaluar kohën të rinjtë, por për të zbuluar talente që pavarësisht se nuk kanë mbaruar Universitetin e Arteve kanë talent”.

Budallallepsja e njerëzimit sipas Carl Sagan!/ Wake Up
24/01 10:34
Tik-Tok/ Sa po përdoret nga politika shqiptare për zgjedhjet e ardhshme?/ Wake Up
24/01 10:28
Tik-Tok nuk është për fëmijët, ekspertja: Nuk është platformë shkolle!/ Wake Up
24/01 10:28
Tik-Tok në Shqipëri. Sa ndikoi vendimi i Trump për platformën?/ Wake Up
24/01 10:26
TIKO-TAKO/ Marlinda nga Kuçova dhe Rina nga Pogradeci përballen në lojë. Kush fitoi?/ Wake Up
24/01 09:59
“Seksi qetësuesi i sistemit nervor”!/ Wake Up
24/01 09:57
Nëna që thyen tabutë: Ja blej vetë djalit prezervativët!/ Wake Up
24/01 09:57
“Shkretëtira e saharasë”, periudha e vështirë e një çifti pa marrëdhënie intime!/ Wake Up
24/01 09:56
Je histerike sepse nuk bën seks? Ekspertja zbulon çfarë ndodh!/ Wake Up
24/01 09:46
“Bëni seks”, përfitimet e jashtëzakonshme që nuk i dini!/ Wake Up
24/01 09:45
BBV4/ Pse Gjesti i shmanget Eglit? Prishet miqësia Rozi-Livia/ Jozi-Lori puthje në errësirë/ Wake Up
24/01 09:44
Cili është elementi kryesor për një marrëdhënie të mirë?/ Wake Up
24/01 09:31
Kush ishte e “paftuara” sot në Wake Up dhe çfarë fitoi?/ Wake Up
24/01 09:31
Ceremonia e 97-të e çmimeve “Oscar 2025”, zbulohen nominimet/ Wake Up
24/01 09:29
Rriten temperaturat, fundjavë me diell/ Wake Up
24/01 09:21
Sa minuta jetë humbet nga pirja e një cigareje?/ Wake Up
23/01 10:28
Si të ndihmojmë personin që po përjeton atak paniku?/ Wake Up
23/01 10:27
Çfarë i ndodhi mjekes psikiatre pasi e përmendi Egli Tako në BBV4?/ Wake Up
23/01 10:26
Mjekja psikitare: Koha boshe i bën kërdinë të rinjve sot! Trajtoj 15 veta në dy javë!/ Wake Up
23/01 10:24
Atak paniku i ngjashëm me atakun kardiak. Mjekja psikitare tregon shenjat/ Wake Up
23/01 10:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA