Wake Up/ Mali i zi në panik nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri
12/03/2020 11:56

Edhe pse ende nuk janë raportuar raste të infeksionit me koronavirus në Mal të Zi, autoritetet shëndetësore malazeze kanë vendosur masa të rrepta parandaluese, të cilat përfshijnë ndalimin e udhëtimit në vendet më të prekura, si dhe ardhjen e udhëtarëve nga ato vende. Në një lidhje skype, Ilmira Lika drejtoreshë e Tv Teuta në Ulqin tregoi për Wake Up, sesi është situata aktuale në Malin e Zi. "Ka një panik të shtuar në Malin e Zi pas rasteve të konfirmuara në vendet e rajonit. Në barnatore nuk gjen maska dhe njerëzit kanë boshatisur markete. Sot pritet që të mbahet mbledhja e qeverisë malazeze për masat që do të merren në vazhdim për të parandaluar rrezikun e përhapjes."- tha ajo. Ministri malazez i Shëndetësisë Kenan Hrapoviç në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp dje, tha se “udhëtimet për në Itali, Spanjë, Iran dhe Kinë janë të ndaluara. Lista nuk është përfundimtare dhe do të ndryshojë ndërsa zhvillohet situata epidemiologjike. "Fakti që virusi ka mbërritur edhe në Shqipëri na ka frikësuar edhe më shumë pasi mes dy vendeve ka shumë lëvizje të popullatës dhe shumë gjëra na lidhin duke qenë se jemi vend tranzitor, përveç kësaj përhapja e virusit është shumë i shpejtë"- tha Ilmira Lika drejtoreshë e Tv Teuta në Ulqin. Burime të Top Channel thanë se Mali i Zi ka vendosur që të ndalojë futjen e të gjithë autobusët që vijnë nga Shqiptaria dhe ato që kanë destinacion Italianë. Drejtoresha e Tv Teuta u shpreh se sidomos në Ulqin frika është shumë e madhe. " Deri tani për gjithë territorin e Malit të Zi janë bërë 2000 testime dhe të gjithë kanë rezultuar negative deri më tani. Por në Ulqin frika është shumë me e madhe për faktin se këtu shumë afër zonave të banuara është ngritur karantina për njerëzit e prekur nga koronavirusi. Për më tepër në Ulqin nuk ka spital."- tha Ilmira Lika në një lidhje skype nga TV Teuta, Ulqin.

Budallallepsja e njerëzimit sipas Carl Sagan!/ Wake Up
24/01 10:34
Tik-Tok/ Sa po përdoret nga politika shqiptare për zgjedhjet e ardhshme?/ Wake Up
24/01 10:28
Tik-Tok nuk është për fëmijët, ekspertja: Nuk është platformë shkolle!/ Wake Up
24/01 10:28
Tik-Tok në Shqipëri. Sa ndikoi vendimi i Trump për platformën?/ Wake Up
24/01 10:26
TIKO-TAKO/ Marlinda nga Kuçova dhe Rina nga Pogradeci përballen në lojë. Kush fitoi?/ Wake Up
24/01 09:59
“Seksi qetësuesi i sistemit nervor”!/ Wake Up
24/01 09:57
Nëna që thyen tabutë: Ja blej vetë djalit prezervativët!/ Wake Up
24/01 09:57
“Shkretëtira e saharasë”, periudha e vështirë e një çifti pa marrëdhënie intime!/ Wake Up
24/01 09:56
Je histerike sepse nuk bën seks? Ekspertja zbulon çfarë ndodh!/ Wake Up
24/01 09:46
“Bëni seks”, përfitimet e jashtëzakonshme që nuk i dini!/ Wake Up
24/01 09:45
BBV4/ Pse Gjesti i shmanget Eglit? Prishet miqësia Rozi-Livia/ Jozi-Lori puthje në errësirë/ Wake Up
24/01 09:44
Cili është elementi kryesor për një marrëdhënie të mirë?/ Wake Up
24/01 09:31
Kush ishte e “paftuara” sot në Wake Up dhe çfarë fitoi?/ Wake Up
24/01 09:31
Ceremonia e 97-të e çmimeve “Oscar 2025”, zbulohen nominimet/ Wake Up
24/01 09:29
Rriten temperaturat, fundjavë me diell/ Wake Up
24/01 09:21
Sa minuta jetë humbet nga pirja e një cigareje?/ Wake Up
23/01 10:28
Si të ndihmojmë personin që po përjeton atak paniku?/ Wake Up
23/01 10:27
Çfarë i ndodhi mjekes psikiatre pasi e përmendi Egli Tako në BBV4?/ Wake Up
23/01 10:26
Mjekja psikitare: Koha boshe i bën kërdinë të rinjve sot! Trajtoj 15 veta në dy javë!/ Wake Up
23/01 10:24
Atak paniku i ngjashëm me atakun kardiak. Mjekja psikitare tregon shenjat/ Wake Up
23/01 10:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA