Wake Up/ Banka Botërore: 41% e shqiptarëve do të jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë
08/10/2020 11:51

Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht përmes rritjes së papunësisë. Sipas vlerësimeve të bankës, pavarësisht masave që janë marrë, varfëria e moderuar (përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë, të vlerësuara sipas barazisë së fuqisë blerëse, që eliminon diferencat e çmimeve mes vendeve) pritet të rritet me rreth 5 pikë përqindjeje. Aktualisht, ky tregues sipas tabelave të Bankës është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë (apo rreth 600 lekë) në ditë. Sipas raportit të BB, mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar. Si rezultat, PBB-ja e Shqipërisë pritet të kontraktohet/tkurret me 8.4 për qind në vitin 2020, thotë banka. Ngadalësimi në sektorët intensivë të fuqisë punëtore ka rritur papunësinë në 11.9 për qind në tremujorin e dytë, nga 11.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Rritja u ngadalësua në 2.2 për qind në vitin 2019 pasi një thatësirë preku prodhimin e hidrocentraleve dhe një tërmet shkatërrues goditi Shqipërinë në nëntor 2019. Ndërsa vendi fillojë fazën e rindërtimit, pandemia e koronavirusit detyrojë mbylljen e sektorëve kyç të ekonomisë. Deficiti i llogarisë rrjedhëse pritet të rritet me rreth 11.9 për qind të PBB-së në vitin 2020. Ulja e fluksit të turistëve, rënia e porosive të përpunimit të tekstilit, si dhe çmimet e ulëta të naftës pritet të shkaktojnë një rënie të eksporteve me 37 për qind.

Budallallepsja e njerëzimit sipas Carl Sagan!/ Wake Up
24/01 10:34
Tik-Tok/ Sa po përdoret nga politika shqiptare për zgjedhjet e ardhshme?/ Wake Up
24/01 10:28
Tik-Tok nuk është për fëmijët, ekspertja: Nuk është platformë shkolle!/ Wake Up
24/01 10:28
Tik-Tok në Shqipëri. Sa ndikoi vendimi i Trump për platformën?/ Wake Up
24/01 10:26
TIKO-TAKO/ Marlinda nga Kuçova dhe Rina nga Pogradeci përballen në lojë. Kush fitoi?/ Wake Up
24/01 09:59
“Seksi qetësuesi i sistemit nervor”!/ Wake Up
24/01 09:57
Nëna që thyen tabutë: Ja blej vetë djalit prezervativët!/ Wake Up
24/01 09:57
“Shkretëtira e saharasë”, periudha e vështirë e një çifti pa marrëdhënie intime!/ Wake Up
24/01 09:56
Je histerike sepse nuk bën seks? Ekspertja zbulon çfarë ndodh!/ Wake Up
24/01 09:46
“Bëni seks”, përfitimet e jashtëzakonshme që nuk i dini!/ Wake Up
24/01 09:45
BBV4/ Pse Gjesti i shmanget Eglit? Prishet miqësia Rozi-Livia/ Jozi-Lori puthje në errësirë/ Wake Up
24/01 09:44
Cili është elementi kryesor për një marrëdhënie të mirë?/ Wake Up
24/01 09:31
Kush ishte e “paftuara” sot në Wake Up dhe çfarë fitoi?/ Wake Up
24/01 09:31
Ceremonia e 97-të e çmimeve “Oscar 2025”, zbulohen nominimet/ Wake Up
24/01 09:29
Rriten temperaturat, fundjavë me diell/ Wake Up
24/01 09:21
Sa minuta jetë humbet nga pirja e një cigareje?/ Wake Up
23/01 10:28
Si të ndihmojmë personin që po përjeton atak paniku?/ Wake Up
23/01 10:27
Çfarë i ndodhi mjekes psikiatre pasi e përmendi Egli Tako në BBV4?/ Wake Up
23/01 10:26
Mjekja psikitare: Koha boshe i bën kërdinë të rinjve sot! Trajtoj 15 veta në dy javë!/ Wake Up
23/01 10:24
Atak paniku i ngjashëm me atakun kardiak. Mjekja psikitare tregon shenjat/ Wake Up
23/01 10:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA