Vrasja e gazetares në Maltë, dyshime se bomba u ble te grupet shqiptare të krimit
04/11/2019 17:54

Hetuesit në Maltë besojnë se dy nga “kriminelët më të rrezikshëm të Maltës” mund të kenë përdorur kontaktet e tyre në nëntokën shqiptare për të blerë një pjesë të bombës të përdorur për të vrarë gazetaren Daphne Caruana Galizia. Dy burime të përfshira në hetim kanë thënë për The Sunday Times të Maltës se pjesë të pajisjes shpërthyese të përdorur për të vrarë gazetaren në tetor të 2017-s, ishin “thuajse identike” me atë të përdorur në një shpërthim të mëparshëm me bombë makine në shkurt 2017, ku mbeti i plagosur Romeo Bone. Burimet thanë që pajisja e përdorur në sulmet ndaj Bone-s dhe Caruana Galizia ishin porositur nga dy vëllezër, të cilët njihen mirë në nëntokën kriminale maltese, Alfred dhe George Degiorgio. Ka informacione se vëllezërit kanë kontakte me krimin e organizuar në Shqipëri, dhe policia po hulumton mundësinë se ky është burimi i makinës bombë. Ishte një hetim italian që zbuloi shtrirjen e lidhjes së të dyshuarve me botën e krimit shqiptar. Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, e cila hapi një blog ku denonconte rastet e korrupsionit në vend, u vra më 16 tetor 2017 nga një shpërthim me eksploziv në makinë.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA