Tre vajza të vrara brutalisht, tre të plagosura në tre episode, në një skenar makabër që zgjati ekzaktësisht 33 minuta. Dan Hutra, tentoi të ekzekutojë dy ish partneret e tij që u plagosën, por u mori jetën 3 vajzave të tjera të afërme me njerëzit që ai i kishte shpallur armiq. Një njeri gjakftohtë që kishte dalë nga burgu për vrasjen e gruas së parë, realizon një plan edhe më makabër. Itinerari i një serie krimesh që identifikojnë për herë të parë në Shqipëri një vrasës serial që sulmon gratë dhe vajzat. Dështimi i një sistemi institucionesh dhe drejtësie që nxjerr me dënime të lehta personazhe me ADN të rrezikshme kriminale.