Ky dokumentar është për dhjetra persona që kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e Covid-19. Asnjë nga viktimat nuk është përcjellë për në banesën e fundit, sipas ritualeve mortore. Ata janë njerëz të thjeshtë, të moshuar, biznesmenë, shkrimtarë, sportistë dhe zyrtarë shtetëror. Secili prej tyre mbart një histori përpara se virusi tu merrte jetën. Top Story do të përcjellë pikërisht të kaluarën e tyre nëpërmjet rrëfimeve të familjarëve të viktimave.