Venecia për Gjykatën Kushtetuese/ Opinionet e ekspertëve për betimet në Kirgistan dhe Gjeorgji
21/11/2019 19:38

Mënyra se si Arta Vorpsi mori vendin e gjykatëses kushtetuese përmes mekanizmit zhbllokues e më pas betimi i saj përpara një notereje në kundërshtim me nenin 129 të kushtetutës, është njëra anë e medaljes, e krizës ku është futur kjo gjykatë. Probleme të ngjashme të kësaj natyre ka patur edhe Republika e Kirgistanit, duke iu drejtuar për një opinion Komisionit të Venecias. Ekspertët e Venecias në këtë opinion mbërrin në përfundimin se “emërimi gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjë e cila i jep presidentit liri veprimi, është shumë problematike nga këndvështrimi i ndarjes së fuqisë dhe të siguruarit efektiv të kontrollit dhe ekuilibrave”. Ndërsa për mënyrën e zgjedhjes nga presidenti të anëtarëve të gjykatës kushtuese thuhet. “Artikulli 12, dikton që anëtarët e gjykatës kushtetuese, caktohen me vendim të presidentit. Paçka se kjo është një fuqi urdhëruese, ky rregull mbart edhe rrezikun që presidenti mund t’ja ndalojë kandidatëve të zgjedhur nga dy organe të tjera përmbushjen e mandatit të tyre në detyrë. Si përshembull duke i sfiduar meritat. Për rrjedhojë zgjedhja e kandidatëve nga dy organet e tjera duhet të pasohet direkt nga bërja e betimit, pa qenë nevoja për një vendim të presidentit”. Komisioni Venecia në lidhje me betimin e gjyqtarëve kushtetues si në rastin e zonjës Vopsi thotë. “Artikulli 14 thotë se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese betohen përpara presidentit të republikës. Kjo gjithashtu i jep mundësi presidentit për të ndaluar vonesat në marrjen e detyrës të anëtarëve të gjykatës. Në mënyrë alternative kandidatët mund ta bëjnë betimin përpara organit që i zgjedh ata”. Ndërkohë po për çështjen se ku duhet të betohet një gjyqtarë kushtetues komisioni Venecias në vitin 2016 ka dhënë një opinion për ndryshimet në ligjin organik të gjykatës kushtetuese të Gjeorgjisë. “Komisioni rekomandoi se duhet të ketë një mekanizëm zhbllokues për sa i përket bërjes së betimit. Komisioni përshëndet faktin që ky problem tashmë është i zgjidhur me pranimin e betimit përpara vetë gjykatës”.

Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
DIGITALB DIGITALB - OFERTA