Veliaj takon homologët e Podgoricës dhe Shkupit, Vukoviç-Shilegov: Tirana qytet i mrekullueshëm evropian
26/10/2019 15:19

Tirana, Podgorica dhe Shkupi hapin një faqe të re bashkëpunimi mes tyre, çka do të përkthehet shumë shpejt në projekte konkrete. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kreun e Komunës së Podgoricës, Ivan Vukoviç dhe kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, të cilët vizituan Tiranën në kuadër të punimeve të Forumit “17 + 1”, një takim mes kryebashkiakëve të kryeqyteteve të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Veliaj dhe dy homologët e tij nga rajoni diskutuan rreth nismave të përbashkëta në fushën e investimeve, transportit, financave, arsimit, kulturës dhe shkëmbimit të eksperiencave. Teksa përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për punën e bërë, kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviç e cilësoi Tiranën një qytet të mrekullueshëm. “Jemi shumë të lumtur që jemi në një qytet dhe vend miqësor. E dimë që qeveritë tona kanë një marrëdhënie të shkëlqyer politike dhe ekonomike, jemi aleatë në NATO, dhe kjo është diçka që duam ta shtrijmë edhe në marrëdhëniet midis dy kryeqyteteve. Me punën e shkëlqyer që z. Veliaj po bën në Tiranë dhe që është një burim frymëzimi, po shohim mundësitë për ndarjen e ideve. Jam shumë i gëzuar që ndodhem në këtë qytet të mrekullueshëm, që është në ndryshim të vazhdueshëm. Sa herë që kthehem, shoh diçka krejtësisht të re, të ndryshme, ndaj përgëzime për ekipin e Tiranës”, tha Vukoviç. Kryebashkiaku Veliaj tha se dy qytetet kanë më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë, prandaj ka ardhur koha që ky raport special që ekziston mes qeverisë malazeze dhe asaj shqiptare, të jetë edhe në nivel lokal. “Mezi pres që të hapim një faqe të re bashkëpunimi me Podgoricën. Shumë shpejt do të kthehem në Podgoricë, jo vetëm për të kthyer vizitën, por edhe për të parë konkretisht sesi mund të punojnë skuadrat tona. Mes dy qeverive kemi një raport special, ka ardhur koha që edhe në nivelin e qeverisë lokale të pasqyrojmë të njëjtin bashkëpunim. Mezi pres që të përveshim mëngët dhe të fillojmë punën për suksesin tonë të përbashkët”, u shpreh Veliaj. Ndërsa, kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, vlerësoi Tiranën për organizimin e Forumit “17+1” dhe shtoi se falë punës për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre, Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. “Ishte kënaqësi të rivizitoja Tiranën edhe njëherë brenda këtij viti. Takimi që patëm, konfirmon se qyteti i Tiranës, qyteti i Shkupit, një qytet “simotër”, me kryebashkiakë që e kuptojnë njëri-tjetrin e që ndajnë eksperienca në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Tiranës dhe Shkupit, me bashkëpunimin midis administratave tona, besoj fuqishëm se pak nga pak, po kontribuojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Po shohim se Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve që janë anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian”, nënvizoi Shilegov. Nga ana e tij, Veliaj tha se pavarësisht sfidave që kanë dy vendet, Tirana dhe Shkupi janë qytete të mundësive. “Mezi pres që t’i barazojmë agjendat dhe të fillojmë edhe një garë të shëndetshme se kush i bën pak më shpejt mbjelljet e pemëve, ose transformimet urbane. Jemi në një situatë ku të dyja shtetet kanë sfida, si për integrimin europian, si për anëtarësinë tonë në NATO, por mbi të gjitha, për menaxhimin e qyteteve. Aty jetojnë njerëzit, aty ndjejnë dorën dhe fuqinë e shtetit. Unë dhe Petri jemi super të angazhuar që për komunitetet tona, qofshin këto të etnive të ndryshme, të besimeve të ndryshme, Tirana dhe Shkupi të jenë qytete të mundësive”, përfundoi Veliaj.

Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
DIGITALB DIGITALB - OFERTA