Veliaj: PS, mandat të tretë/ Kryebashkiaku takim në njësinë 5: PD dhe LSI, riciklim i Saliut
02/02/2021 15:28

Në një takim të zhvilluar me qytetarët në Njësinë 5, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste është në prag të shkrimit të historisë, sepse shkon e sigurt drejt fitores së mandatit të tretë. Ai theksoi se në Shqipëri ka shumë punë që janë nisur nga Partia Socialiste, të cilat ajo do t’i përfundojë me sukses. “Jemi në prag të shkrimit të historisë. Sipas të gjitha sondazheve, PS po shkon drejt mandatit të tretë, i cili do na shërbejë si mjet për të kryer punët që kemi në proces: do të përfundojmë vaksinimin, të cilën vetëm kjo qeveri mundi ta fillonte ndër të parat në rajon, si dhe do të mbarojmë procesin e rindërtimit. Shumica e ndërtesave sot janë në nivel karabinaje, vetëm sot në Tiranë kemi 800 kantiere të hapura,” u shpreh Veliaj. Ai tha se fakti që PS-së po i bashkohen edhe nga forcat kundërshtare, do të thotë që jemi në një rrugë të mbarë, pasi alternativa PD-LSI janë riciklim i vjetërsirave. “Ne bëjmë çdo ditë nga një punë konkrete, të prekshme për njerëzit. Kurse alternativa që na vihet përballë është riciklimi i vjetërsirave, të cilët nuk mund të quhen ndryshim. Njerëzit e kanë harruar që dikur i kemi pasur ministra shëndetësie këta të LSI-së, duke filluar nga Vangjel Tavo, Petrit Vasili, madje kemi pasur ministër Shëndetësie edhe Nard Ndokën. Ky brezi i ri mbase nuk e kupton, se e njeh nga memet Nard Ndokën, por ai ka qenë ministër Shëndetësie kur ishin plehrat mullar në spital? Ç’vaksinë do sillnin këta? Sollën vetëm minj nëpër spitale. Kur ty të vjen kjo alternative si ndryshim, dhe t’i paketojnë si gjë e re të gjitha karikaturat e 30 viteve të fundit, është turp,” tha Veliaj

Top News- Berisha zbulon rrogën si President: Merrja 16 euro
24/01 20:29
Top News- ‘Jahtet po përfitojnë nga Shqipëria’, Berisha: Ju tregoj si po dëmtohen shqiptarët
24/01 20:28
Top Channel/ Trump trondit afganët në Shqipëri! Urdhri i fundit komplikon të ardhmen
24/01 19:35
Top News- Berisha nuk do paraqitet në SPAK/ Prokuroria i pranon kërkesën, takime zyrtare në Gjermani
24/01 19:06
Top Channel/ PD vë në rrezik votën e Diasporës: Nuk votojmë draftin e KQZ nëse…
24/01 18:26
Top News – Ambasadori i ri italian. Zyrtarizohet i besuari i Giorgia Melonit në Tiranë
24/01 17:54
Top Channel/ Lëvizja e fundit! Rrezikohet pakti PS-PD, Berisha zbulon qëndrimin
24/01 15:11
Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA