Veliaj apel drejtësisë, të vërë para përgjegjësisë urdhëruesit e vrasjeve të 21 janarit
21/01/2021 14:10

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se 21 janari është një ditë reflektimi, për të mos harruar ata që vranë 4 të pafajshëm dhe sot kërkojnë të rikthehen si ofertë e re politike. Nga Bërzhita, ku vizitoi shtëpitë e reja të Skënder Banjës dhe Bedri Shatrit, Veliaj shtoi se është koha që drejtësia e re të japë verdiktin për përgjegjësit e atij krimi. “Sot është një ditë gëzimi për ata që hyjnë në shtëpinë e re, por është edhe një ditë hidhërimi për ata që përkujtojnë 21 janarin. Ndaj të njëjtën ndjesi me shqiptarët,të cilët thonë: ‘Kanë kaluar 10 vjet dhe ende s’ka drejtësi, si është e mundur? Si ka mundësi që u vranë 4 vetë për bllokun e Ilirit dhe të Monikës, me urdhër të Saliut dhe Lulit, dhe nuk ka ende drejtësi? Lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar kanë ikur nga drejtësia. Iku raca e Gjin Gjonit, e atyre që bënin pazar me drejtësinë! Shumë njerëz mbase nuk e kuptojnë se, sado të dojë Edi Rama dhe qeveria, drejtësia është pushtet më vete, ndaj fillimisht duhej pastruar. Tani, drejtësia e re duhet të marrë përgjegjësitë që nuk i mori drejtësia e vjetër. Drejtësia e re duhet të japë një verdikt! Ata njerëz nuk u vranë pa dashje, nuk u vranë as me çadra, as me stilolapsa. Ata njerëz u vranë me plumba në mish, kur Saliu ishte në kryeministri dhe Luli ishte ministër në tarracën e Kryeministrisë”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku tha se oferta politike e propozuar nga PD-ja dhe LSI-ja është kthim prapa. “Tani, këta kriminelë rikthehen si ofertë e re politike, së bashku me Monën dhe Ilirin, të cilët ishin sebepçinjtë e vrasjeve. Rikthehen së bashku me ish-prokurorët e ish-gjyqtarët që i nxori jashtë vettingu, na i sjellin ata dhe pjellën e tyre si kandidatë për deputetë në Parlamentin e ri!Këtë pastaj, e shesin si ndryshim. Por, ky është ndryshim për keq, është kthim prapa, për të risjellë kriminelët dhe memet e tyre në pushtet”, nënvizoi Veliaj. Sipas tij, pasi vranë në 21 janar, Sali Berisha dhe Lulzim Basha vranë edhe vetë PD-në. “Ne nuk harrojmë!Ajo që sot po na shitet si ndryshim, në fakt është një rikthim te pjesa më e ndyrë e 30 viteve të tranzicionit. Ndaj, popujt që harrojnë të kaluarën, janë të destinuar t’i përsërisin gabimet. Në 25 prill duhet të ringrihemi më të fortë e të mos i harrojmë ata që i shkaktuan këto plagë të paimagjinueshme.Ata nuk janë nocione abstrakte, por kanë emra: quhen Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Janë 4 njerëz që Shqipëria u dha gjithçka, por ata e rropën për së gjalli Shqipërinë, e vranë dhe e sakatuan, e tani shiten si ndryshim”, deklaroi ai. Veliaj iu drejtua me një apel edhe demokratëve dhe mbështetësve të LSI-së. Ai u bëri thirrje të largojnë ata që e mbajnë peng vendin prej 30 vitesh.“Duhet të sigurohemi që vendimmarrja në 25 prill të vazhdojë progresin dhe punën, e jo gjumin; të vazhdojë bashkimin, jo përçarjen; dashurinë, e jo urrejtjen”, u shpreh ai. Duke siguruar mbështetje për familjet e 4 protestuesve të pafajshëm të vrarë më 21 janar, Veliaj tha se historia do të flasë një ditë dhe ata që bënë krime do të ndihen të turpëruar.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA