Ukraina dhe forcat proruse shkëmbejnë të burgosurit
30/12/2019 18:57

Ukraina dhe kryengritësit prorusë duan të shkëmbejnë dhe lirojnë më shumë se 140 ushtarë, aktivistë dhe gazetarë. Në lindje të Ukrainës ka filluar aksioni i lirimit dhe shkëmbimit të të burgosurve mes qeverisë ukrainase dhe kryengritësve prorusë. Shkëmbimi i të burgosurve po realizohet fillimisht në pikën Majorske në Doneck, kumtoi zyra e presidentit ukrainas. Palët në konflikt nuk kanë kumtuar numrin e sakt të personave që do të lirojnë. Por kryengritësit prorusë kanë bërë të ditur të shtunën se do të lirojnë rreth 55 të burgosur. Ndërkohë që presin nga autoritetet urkainase lirimin e 87 personave. Mediat ukrainase pohojnë se kryengritësit janë duke liruar në radhë të parë familjarët e pjesëtarëve të ushtrisë urkainase, aktivistët dhe gazetarët. Mediat urkainase kanë publikuar inçizime të dërguara nga zyra e presidentit, ku shihet lirimi i personave nga dy autobusë, të kontrolluar nga ushtarët ukrainas, në afërsi të fshatit Odradivka, rreth 10 kilometra larg linjës së frontit. Por gazetarët nuk janë lejuar të shkojnë në vendin e ngjarjes. Formula “Të gjithë për të gjithë” Në samitin e Ukrainës të mbajtur para 3 javësh në Paris është arritur marrëveshja për lirimin dhe shkëmbimin sipas “Formulës të gjithë për të gjithë”. Presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj dhe ai rus Vladimir Putin kanë arritur këtë marrëveshje me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës. Në fillim të shtatorit janë liruar 70 të burgosur – 35 nga secila palë – që është konsideruar si një sinjal për mundësinë e zgjidhjes së krizës me mjete paqësore. Në konfliktin e Ukrainës, sipas të dhënave të OKB, janë vrarë prej vitit 2014 rreth 13.000 persona./DW

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA