Call centerat që veprojnë edhe në Shqipëri nuk funksionojne me në formë amatoreske, por sipas llogarive dhe kalkulimeve te krimit te organizuar. eurojust, Spak dhe policia shqiptare ishin njezëri në këtë përfundim mbas hetimit të përbashkët mes 10 vendeve. Rezulton se nga 15 call centera të kontrolluara befasisht , 6 gjendeshin në Shqipëri, 5 në Gjerogji , 3 në Ukrainë dhe 1 në Maqedoninë e Veriut. prej këtyre pikave që zhvendoseshin vazhdimisht janë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe nga përllogaritja dëmi i shkaktuar nga mashtrimi kompjuterik është gati 50 milionë euro në cdo tre muaj . Sikurse edhe në aksione të tjera mashtusit kanë përdorur të njëjtën skemë, atë të telefonatës grackë të kryer nga call centerat, që ftoi qytetarë nga Austria , Gjermania, , Spanja dhe FInlanda për të investuar pak e për të fituar në kriptpmonedhë