Top News/ Zyrtari i NATO-s: Përgatituni për më të keqen! Ushtria fiton betejat, biznesi fiton luftën
25/11/2024 15:28

Forcat tokësore të Rusisë janë më të mëdha tani sesa në kohën e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, por cilësia e tyre është ulur që atëherë, tha të hënën një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s. "Cilësia e atyre forcave ka rënë," tha kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, duke treguar gjendjen e ushtrisë së Putinit. "Për momentin, rusët nuk janë i njëjti kërcënim si në shkurt 2022, kështu që kemi pak kohë për t'u përgatitur," tha ai, duke shtuar se kjo nënkupton rritjen e investimeve në industrinë e mbrojtjes.Bauer i kërkoi më pas bizneseve të përgatiten për një skenar të kohës së luftës dhe të rregullojnë linjat e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të jenë më pak të prekshëm ndaj shantazheve nga vende të tilla si Rusia dhe Kina. "Nëse ne mund të sigurohemi që të gjitha shërbimet dhe mallrat thelbësore të ofrohen pa marrë parasysh pengesat, atëherë kjo është një pjesë kyçe e politikës sonë parandaluese", tha në Bruksel kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s. Bauer foli në një aktivitet të qendrës së politikave evropiane, ku vuri në dukje edhe varësinë perëndimore nga furnizimet nga Kina, me 60% të të gjitha materialeve të rralla të tokës të prodhuara dhe përpunuara atje. "Ne do të ishim naivë po të mendonim se Kina nuk do ta përdorë kurrë këtë fuqi. Udhëheqësit e biznesit në Evropë dhe Amerikë duhet të kuptojnë se vendimet tregtare që ata marrin kanë pasoja strategjike për sigurinë e kombit të tyre," theksoi Bauer. "Bizneset – sipas tij- duhet të përgatiten për një skenar të kohës së luftës dhe të rregullojnë linjat e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes në përputhje me rrethanat. Sepse ndërsa mund të jetë ushtria ajo që fiton betejat, janë ekonomitë ato që fitojnë luftërat."

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA