Zjarri ka alarmuar pacientët e spitalit të Fierit mëngjesin e së mërkurës. Ai dyshohet se ka nisur në repartin e imazherisë, ndërsa një numër I madh pacientësh kanë dalë me shpejtësi në oborr. Flaka dyshohet se ka nisur si pasojë e shkëndijës elektrike, ndërsa në vendngjarje janë efektivët e zjarrfikëses.