Nisma e socialistit Blendi Klosi, që parashikon uljen e normës tatimore në zero për qind për dhjetë vitet e para fiskale për hotelet dhe rezortet me katër dhe pesë yje, të cilat kanë markë të njohur ndërkombëtarisht, u miratua në parim nga komisioni i ekonomisë. Sipas draftit, parashikohet që zerimi i normës tatimore të prekë të gjithë ata që marrin statusin special deri në vitin 2026.