Arben Rushiti, anëtar i grupit kriminal të trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë, SHBA-së dhe Kanadasë është liruar nga GJKKO. Rushiti është liruar për shkak të kalimit të kohëzgjatjes maksimale të afateve të masës së sigurimit. Masa ndaj Rushitit ka ndryshuar nga Arrest në burg në arrest shtëpie.