Ish presidenti amerikan Joe Biden vijoi traditën presdienciale lënies së një letre me një shënim për pasardhësin e tij Donald Trump. "I dashur President Trump – shkruan Biden – Teksa largohem nga kjo zyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjen tuaj çdo të mirë në katër vitet e ardhshme. Populli amerikan – dhe njerëzit anembanë botës – kthejnë sytë nga kjo shtëpi për qëndrueshmëri në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe lutja ime është që vitet e ardhshme të jenë një kohë prosperiteti dhe paqeje dhe hiri për kombin tone. Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëzuar vendin tonë të dashur që nga themelimi ynë”. – mbyll letrën e tij Joe Biden.