Një operacion i zhvilluar nga policia greke ka zbuluar një sasi droge dhe një arsenal të madh armësh në Rethymno të Greqisë. Operacioni është zhvilluar brenda një vilë 4 katëshe, tek e cila u zbuluan një laborator i kultivimit lëndës narkotike të llojit marijuanë. Brenda laboratorit të drogës u gjetën më shumë se 550 bimë marijuanë dhe 34.5 kg marijuanë. Pas kësaj policia ka shtuar kontrollet e saj ku kanë zbuluar edhe 10 armë zjarri automatike si dhe 13 mijë e 65 euro. Bëhet me dije se në prangat e policisë ra një shtetas dhe një shtetas shqiptar. Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas grek, i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.