Disa anije të NATO-s kanë zbarkuar këtë të premte në Vlorë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se përfaqësues të NATO-s do të zhvillojnë një takim me autoritetet lokale të Vlorës dhe më pas do të nisin pastrimin e gjirit të Vlorës nga predhat nën ujore gjatë bregdetit. Në Port ka mbërritur grupi i Gatshëm i Minaheqësve të NATO “SNMCMG-2”, ku do të zhvillojë vizitë portuale në qytetin e Vlorës në datat 29 Korrik deri më 03 Gusht. Anijet Minaheqëse të NATO-s SNMCMG2 do të zhvillojnë gjithashtu Operacion Explosive Ordnance Disposal si dhe një aktivitet stërvitor.