Dokumenti që mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ukrainas, Volodymir Zelensky garanton bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë, përfaqësimit diplomatik dhe ndihmave humanitare. Sipas marrëveshjes, pritet që Shqipëria të rrisë përfaqësimin e saj diplomatik në Ukrainë për të ofruar mbështetje në kontekstin e agresioni i Rusisë. Sa i takon rimëkëmbjes dhe rindërtimit, pas bombardimeve të ushtrisë ruse, në dokument thuhet se Shqipëria e njeh Kharkivin si një qytet me interes të veçantë në kuadrin e marrëdhënieve të binjakëzimit mes Tiranës dhe Kharkivit dhe do të ketë prioritet mbështetjen e saj për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës.