Top News – Vuçiç- Jemi drejt një rruge pa kthim!/ Presidenti, ja gjendja e policëve të marrë peng
14/06/2023 22:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç priti plot tetë orë përpara se të përgjigjej për rrëmbimin e policëve serbë në veri të Kosovës nga ushtria e vendit të tij. Duke akuzuar kryeministrin e Kosovës Albim Kurti se kërkonte luftë, Vuçiç ka bërë deklarata të forta për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se çdo gjë tashmë është në udhëkryq dhe nuk është më e sigurt as garantimi i paqes. Sipas tij, është kaluar Rubikoni dhe se kthimi në normalitet do të jetë i vështirë. “Jemi në udhëkryq. Jo për shkak të qëllimeve tona për të mos pasur paqe, por sepse është një njeri në Ballkan që dëshiron të ketë luftë dhe të provokojë luftë me çdo çmim”, – ka thënë Vuçiç. Duke folur për ndalimin e 3 pjesëtarëve të policisë së Kosovës, Vuçiç tha se ata janë arrestuar 1.8 kilometra brenda kufirit në rrugën Orahovë – Gnjilicë. “Është shumë larg Tresava-Batnjik ku kanë lënë veturën e tyre, ndërsa Kurti thotë se janë arrestuar 300 metra larg linjës. Çfarë po bënin 300 metra larg vijës, pa e lajmëruar KFOR-in. Ata nuk kanë çfarë të kërkojnë në atë zonë pa miratimin e Kfor-it”, – pyeti Vuçiç. “Po bëhet një hetim. Ata nuk janë rrahur, as keqtrajtuar, as shpërfytyruar, gjë që u ndodh serbëve kur arrestohen nga policia e Kurtit. Gjatë arrestimit është marrë parasysh edhe dinjiteti i tyre”, – tha Vuçiç. Ai është përgjigjur po ashtu për ndalimin e makinave dhe mallrave serbë në Kosovë, duke thënë se me këtë lëvizje, Kurti dëshiron t’i sjellë serbët e Kosovës në një gjendje të rëndë urie. “Serbia do të jetë gjithmonë me popullin e Kosovës, nuk do të lejojë kurrë persekutimin e tyre” – tha ai. Pamjet: AFP

Top News- Athina i përgjigjet Shkupit: Çështja maqedonase e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 14:25
Top News – Kriza e ajrit të ndotur në Ballkan/ Kërcënon shëndetin dhe aspiratën për anëtarësim në BE
23/01 14:10
Top News- Lajçak takon Vuçiç për ngërçin me Kosovën, zbardhen porositë për Serbinë
22/01 13:18
Top News- Ballkani jo në agjendën e Trump/ ‘Mund të kthehet teza e shkëmbimit të territoreve’
21/01 11:03
Top News- Nacionalistët serb kërcënim për veriun/ Autoritetet: Po tentojnë tensionim të situatës
20/01 12:53
Top News – Digjet shtëpia e të moshuarve, 8 viktima/ Zjarri dyshohet i qëllimshëm
20/01 11:11
Top News – Peter Sorensen zëvendëson Lajçak / I dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
19/01 13:00
Top News- Trazira në parlamentin boshnjak/ Dodik bllokon miratimin e dy ligjeve për integrimin
16/01 18:58
Top News – Pushteti i Vuçiç në pikëpyetje. Opozita refuzon ftesën për referendum konsultativ
15/01 21:20
Top News – Serbia bojkoton dialogun. Alibi qesharake për bisedimet për të zhdukurit e luftës
15/01 16:41
Top News- Vuçiç i kërkon referendum opozitës: E pamundur të qëndrojë në postin e presidentit
14/01 22:03
Top News – Moska në kontakt ‘me miqtë serbë’ / Lavrov i shqetësuar për kompaninë serbe të naftës NIS
14/01 13:42
Top Channel/ Studentët serbë shpërthejnë kundër qeverisë! Mijëra protestues në rrugët e Beogradit
13/01 22:30
Top Channel/ Serbia mikpritëse e takimit mes Trump dhe Putin? Dy udhëheqësit pritet të bisedojnë
13/01 22:24
Top News – ‘Jemi vendi më i përshtatshëm’. Serbia kërkon organizimin e takimit Trump-Putin
13/01 20:00
Top News – Acari mbërthen Greqinë. Autoritetet mbyllin shkollat, kufizime në rrugë
13/01 19:00
Top News – Millanoviç rizgjidhet president / Kroaci, nis mandatin e dytë, fiton bindshëm zgjedhjet
13/01 12:04
Top News- Polonia mesazh Kosovës/ ‘Raportet me Serbinë, kusht për integrimin në BE’
13/01 11:57
Top News- Kosova e Serbia ulen në tryezë. Takimi këtë javë, Lajçak: Në fokus të zhdukurit e luftës
13/01 11:38
Top News – Revolta në Serbi/ Mijëra studentë sfidojnë Vuçiç dhe…motin
13/01 09:20
DIGITALB DIGITALB - OFERTA