Top News – Vuçiç çudit për pengmarrjen e tre policëve-Ishin në territorin serb, do zbulojmë pse
15/06/2023 09:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën. Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit dhe se nuk u shkel rezoluta 1244 e OKB. “Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën e Batnjikut pa miratimin e KFOR-it, sidomos të armatosur”, tha Vuçiç në Radio televizionin e Serbisë. Vuçiç tha se Ushtria e Serbisë ishte 20 kilometra larg vendit të arrestimit. Policia e Kosovës tha se në mesditën e së mërkurës se tre zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia e cilësoi si "rrëmbim klasik të organizuar" brenda territorit të Kosovës. Krerët shtetërorë në Kosovë e kanë dënuar këtë veprim, të cilin e kanë cilësuar si "akt agresioni", duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë Serbinë dhe zyrtarët policorë të lirohen menjëherë. Vuçiç tha se “jemi në udhëkryq se a do të vazhdojmë të kemi paqe ose jo”. Ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me çdo kusht dëshiron të “shkaktojë luftë dhe konflikte”. “Do të shohim se cilat ishin qëllimet e vërteta të të arrestuarve”, tha ai. Duke komentuar raportimet e mediave se Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia, Vuçiç tha se kjo tregon se “Prishtina dëshiron t’i torturojë njerëzit në veri, t’i lërë pa ilaçe dhe ushqime elementare”.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA