Top News – Vrasja e policit në Lezhë/ Një kamerë mund të zbulojë autorët
06/12/2020 14:30

Vrasja e efektivit të policies, Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në autostradën Lezhë-Milot vijon të mbetet pa autor. Hetimet po vazhdojnë në mënyrë intensive dhe burime bëjnë me dije se organet hetimore kanë shtënë në dorë filmimet e një kamere sigurie, e cila mund t’i ndihmojë në zbardhen e ngjarjes. Xhulio Prela është ekzekutuar në një pritë pranë fshatit Gajush në Lezhë. Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Ende nuk dihet nëse nga këto pamje ka mundësi të identifikimit të autorëve, por falë tyre hetuesit kanë mundësi të krijojnë një kronologji të saktë, për të ndjekur më pas nëpërmjet kamerave të tjera të sigurisë përgjatë rrugës nga janë larguar autorët e vrasjes, duke shtuar mundësitë e identifikimit të tyre. Mësohet se efektivi i policies, pasi kishte dërguar një të afërm në fshatin Pistull të Shkodres, ishte nisur në drejtim të Tiranës, por pas një telefonate ai është kthyer, duke shkuar drejt vendit ku i ishte ngritur prita nga vrasësit. Deri më tani dihet se Xhulio Prela ka komunikuar me dikë nga personat që ishin aty pranë një makine të ndaluar. Më pas ai ka tentuar të largohet me makinë por është qëlluar me armë zjarri dhe një plumb e ka marrë në jaharor, duke i marrë dhe jetën. Makina ka përfunduar jashtë rruge në një parcel, çka bëri që fillimisht vrasja të raportohej si aksident rrugor. Ende nuk është e qartë arsyeja e ekzekutimit të efektivit të policisë, pasi familjarët e shokët e Xhulios kanë deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë konflikt apo të ketë shprehur ndonjë shqetësim. Gjithsesi, për momentin pista kryesore që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti personal që mund të ketë pasur 26-vjeçari me ndonjë person gjatë ditëve të fundit.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA