Top News – Vrasja e Artan Santos/ SPAK rikthen dosjen, prova të reja
09/12/2020 10:33

SPAK, ndryshe prokuroria speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është në prag të njëvjetorit të krijimit. Pritshmëritë duket se janë ende larg, edhe pse burime të ndryshme nga vetë kjo strukturë e drejtësisë së re, por edhe nga Policia bëjnë të ditur se janë shumë dosje të vjetra që do rihetohen, pasi janë siguruar prova dhe dëshmi të reja. Përmes shqyrtimit të një numri të konsiderueshëm vendimesh gjyqësore të dhëna nga gjykatat e rretheve si dhe te zhvilluara ne te gjitha shkallët ne periudha të ndryshme, është bërë i mundur ofrimi i një tabloje të qartë të shfaqjes, zhvillimit dhe sofistikimit të strukturave të organizuara kriminale, të cilat kanë vepruar në formën e bandave të armatosura, organizatave kriminale dhe grupeve të strukturuara kriminale. Ekspertë të ndryshëm si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, punonjës policie si dhe gazetarë investigativë kanë ofruar këndvështrimet e tyre rreth natyrës dhe veçorive të organizimeve të ndryshme kriminale, ndërsa tashmë SPAK do të rihetojë të gjitha ato krime që janë lënë në harresë për mungesë provash, apo në shumë raste vullneti. Prej 5 vitesh e gjysmë hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo janë lënë në vendnumëro. Prokuroria dhe policia të paktën deri tani sipas njoftimeve zyrtare kanë zbardhur vetëm mekanizmin, ndërsa kanë dhjetëra të dyshuar apo disa pista që janë verifikuar. Santo u ekzekutua paraditen e 26 qershorit të vitit 2014 në zonën e Bllokut, teksa ishte duke shkuar në punë. Prokuroria dyshoi fillimisht tek disa persona, por me kalimin e kohës hetimet u zbehën. Prokuroria, policia por edhe SHISH u përplasën disa herë për këtë ngjarje, ku asnjëra prej tyre nuk kishte informacione para ekzekutimit, por edhe më pas. Kishte vetëm dyshime "në ajër" që sollën një tymnajë, duke iu lënë kohë autorëve të humbnin gjurmët. Edhe shpërblimi prej 100 mijë eurosh për këdo që jepte informacion nuk funksionoi, pasi policia mori disa telefonata, apo informacione, por asnjë prej tyre nuk rezultoi i vlefshëm.

Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA