Teksa fushata elektorale sa vjen e bëhet më e nxehtë dhe i afrohet hapjes zyrtare të saj, forcat politike shtojnë përpjekjet për të bërë për vete sa më shumë shqiptarë me të drejtë vote, e në të njëjtën kohë shtohen akuzat e kundërakuzat. Partia Demokratike akuzoi këtë të mërkurë maxhorancën socialiste se po tenton të manipulojë votën e diasporës. Sipas Demokratëve në këtë kuadër, socialistët po hapin zyra pranë konsullatave tona në shtete të ndryshme, duke u hequr si të ishin të KQZ. Ivi Kaso për këtë akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë Niko Peleshin.