Rusia, sipas të dhënave të ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius, prej disa kohësh e ka shtuar praninë në Detin Baltik. Sipas tij, Pistorius, Prania e anijeve të marinës ruse si dhe anijeve civile po shtohet dukshëm. “Kjo nxjerr në pah "rëndësinë strategjike tëDetit Baltik" kryesisht për Rusinë dhe Kinën lidhur me shmangien e sanskioneve”, deklaron Pistorius. Sipas politikanit, Rusia po tregon një qendrim gjithnjë e më provokues, njëjtë si në periudhën e Luftës së Ftohtë.