Top News – Vazhdojnë të mos binden/ Disa senatorë republikanë sfidojnë fitoren e Biden-it
03/01/2021 11:36

Një grup senatorësh republikanë, të udhëhequr nga Ted Cruz i Teksasit deklaruan se do të sfidojnë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, kur javën e ardhshme kur pritet të certifikohet në Kongres, rezultati i Kolegjit Zgjedhor. Kjo lëvizje është kryesisht simbolike, thotë REL dhe nuk ka pothuajse shans që ta ndalojë Bidenin të bëjë betimin si president në 20 janar, megjithatë ajo përbën një përpjekje të paprecedent për të kundërshtuar vullnetin e elektoratit amerikan. Në një deklaratë të përbashkët më 2 janar, të njëmbëdhjetë republikanët pretenduan se “akuzat për mashtrim dhe parregullsi në zgjedhjet e vitit 2020 tejkalojnë çdo akuzë që është bërë” në zgjedhje ndonjëherë, edhe pse nuk dhanë dëshmi për të mbështetur këto pretendime. Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen në zgjedhje dhe hedhur akuza se zgjedhjet u manipuluan, teksa është zotuar se do të vazhdojë të luftojë për rezultatin zgjedhor. Kur Kongresi të mblidhet më 6 janar që ta certifikojë zyrtarisht fitoren e Bidenit, grupi i senatorëve do të kërkojë krijimin e një komisioni të posaçëm që do të kryejë “një auditim emergjent dhjetëditor” mbi rezultatin e zgjedhjeve. Pothuajse 140 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve po ashtu pritet të kundërshtojnë rezultatet nëpër shtetet amerikane, gjatë mbledhjes së përbashkët të Kongresit.

Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
Top Channel/ Trump “e zbut” sërish me Putinin: “Gati të takohem menjëherë për fundin e luftës”!
24/01 13:21
Top Channel/ Rikthehet aksi franko-gjerman: Scholz e Macron, “front i bashkuar” përballë Trump!
24/01 12:08
Top Channel/ Trump, ofertë dhe kërcënim: Kush prodhon në SHBA taksa më të ulëta, ndryshe tarifa!
24/01 12:07
Top Channel/”Kurti, i paaftë të rrisë ekonominë”, Grenell: I coi marrëdhëniet në pikën më të ulët!
24/01 12:06
Top News – Kim Jong un, më shumë trupa në Rusi / Të tjerë ushtarë drejt ‘thertores’ në Ukrainë
24/01 12:05
Top News – Stuhi e frikshme në Britaninë e Madhe/ Mbyllen shkollat, anulohen fluturimet, rekord bore
24/01 12:02
Top News-Ukraina ‘tërbohet’, qytete në flakë / Arrin deri në Moskë, sulm masiv me dronë në 13 rajone
24/01 11:57
Top News – Trump: Takim me Putinin menjëherë / SHBA ka nisur punën për marrëveshjen e paqes
24/01 11:53
Top News – Fuqitë bërthamore pranë përplasjes / Paralajmëron zyrtari rus: Rreziku po rritet shumë
24/01 11:50
Top News – Trump nis ‘raprezaljen’ në administratë, SMS federalëve: Tregoni politikat e diversitetit
24/01 10:15
Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
DIGITALB DIGITALB - OFERTA