Top News – Vaksina të reja në Kosovë/ Vijnë 4680 doza të pfizer nga bashkimi evropian
04/05/2021 15:41

Kosova merr edhe 4,680 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. “Kjo është pjesa e parë e paketës prej 95,000 dozash që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën në kuadër të ndihmës në vaksinim kundër COVID-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Në prill, Bashkimi Evropian njoftoi se do të shpërndajë 651,000 doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga kjo sasi, Kosova do të përfitojë 95,000 doza, të cilat sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të vijnë “javë pas jave”. Me këto vaksina ministria thotë se do të vaksinohet personeli shëndetësor që nuk është imunizuar gjatë fazës së parë e më pas personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Kosova nisi fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 më 29 mars, me 24,000 dozat e vaksinës së AstraZenecas, që i mori falas nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga COVAX-i, Kosova në total, pritet të marrë 100,800 doza. Qeveria e Kosovës, ka thënë se deri në fund të vitit, planifikohet që të vaksinohen deri në 70 për qind e popullatës. Plani shtetëror i imunizimit është i ndarë në tri faza. Në fazën e parë janë përfshirë punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç, banorët e shtëpive të kujdesit dhe ata me sëmundje kronike. Në fazën e dytë bëjnë pjesë personat 65-79 vjeç, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë. Ndërkaq, në fazën e tretë pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullatës.

Top Channel/ Ikën Lajcak, i dërguari i BE-së për dialogun konfirmohet danezi Sorensen!
24/01 12:20
Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
DIGITALB DIGITALB - OFERTA