Top News – Vaksina e Pfizer/ SHBA, shpërndahet nëpër shtete
14/12/2020 12:29

Presidenti Donald Trump ka refuzuar një plan që zyrtarët e shtëpisë së bardhë të merrnin vaksinën e koronavirusit në ditët në vijim. Zyrtarët kishin thënë se pjesëtarë të lartë të administratës Trump do të ishin mes të parëve që do të merrnin vaksinën e Pfizer dhe Biontech. Por, Trump tha se ai kishte kërkuar një rishikim të planeve. SHBA ka miratuar vaksinën për përdorim emergjent dhe fillon nga dita e sotme. Vaksina ofron 95 për qind mbrojtje kundër covid 19. Tre milionë dozat e para të vaksinës, aktualisht po shpërndahen në dhjetëra vende në të 50 shtetet amerikane. Ngarkesa e parë më ato doza, doli nga një fabrikë në Micigan të dielën, me punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit që janë të parët në radhë për të marrë vaksinën. Viktimat e koronavirusit janë rritur ndjeshëm që nga nëntori në SHBA, me një rritje ditore rekord prej 3309 viktimash të raportuara të shtunën. Vaksina ishte konsideruar si një pikë kthese në pandeminë e koronavirusit që ka marrë thuajse 300 mijë jetë njerëzish në SHBA. Administrata amerikane e ilaçeve dhe ushqimit, FDA, tha se autorizimi i saj për përdorim emergjence të vaksinës, ishte një arritje domethënëse në luftën ndaj pandemisë dhe vjen pas presioneve të mëdha të administratës Trump për të miratuar atë. Doza të së njëjtës vaksinë po administrohen tashmë në britaninë e madhe. Vaksina e Pfizer është miratuar ndërkohë edhe në kanada, bahrein dhe Arabinë Saudite.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA