Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim nga shërbimet e policisë së Kukësit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ka qenë kjo e fundit që ka kallëzuar në polici për dhunën fizike të ushtruar ndaj saj. Pas kësaj policia ka vijuar me procedurat për arrestimin e autorit të dyshuar, për të cilin ka lëshuar një urdhër arrest. Bashkëshortja e autorit është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, po zhvillon veprime të mëtejshme për këtë rast.