Tiranës ceremoninë e dhënies së titullit : Doctor Honoris Causa per Znj. Danela Arsovska, me motivacionin: “Për kontributin e shquar dhe përkushtimin në fushën e politikës, ekonomisë dhe aktivizmit shoqëror, si dhe për angazhimin e saj të palodhur në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe promovimit të bashkëjetesës, zhvillimit dhe multikulturalizmit në drejtimin e Qytetit të Shkupit e më gjerë”. Në këtë ceremoni morën pjesë të ftuar, ambasadorë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadorë e diplomatë. Presidenti i Universitetit Mesdhetar si rekomanduesi i parë për dhënien e këtij titulli, vlerësoi lidershipin dhe formimin e znj. Arsovska. “Lidershipi i znj. Arsovska është një dëshmi e asaj që mund të arrihet kur diversiteti dhe gjithëpërfshirja vendosen në qendër tëqeverisjes.