Një koment I papërshtatshëm nga ane e presidentit francez Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër nuk është pritur mirë në Ukrainë. Macron e përdori shprehjen për të shpjeguar pse ai mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk ishin gjenocid. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e ka dënuar këtë, duke i quajtur komentet “zhgënjyes”. Zëdhënësi Oleg Nikolenko tha se Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore të Rusisë dhe Ukrainës filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në 2014. Ky mit u shkatërrua përfundimisht kur raketat e para ruse fluturuan në qytetet e Ukrainës në shkurt.