Forcat ruse e kanë përcaktuar tashmë objektivin e tyre të radhës në provincën lindore të Donetskut pasi presidenti Vladimir Putin shpalli fitoren në provincën fqinje të Luhanskut ndërsa lufta e nisur pesë muaj më parë hyn në një fazë të re. Kapja e qytetit të Lisicanskut të dielën kompletoi pushtimin rus të Luhanskut, një nga dy rajonet në Donbas, zonën e industrializuar në lindje të Ukrainës që është bërë edhe vendi i betejave më të mëdha e më të ashpra të kësaj lufte. Të dyja palët kanë pësuar humbje në luftën për Luhanskun, vecanërisht gjatë rrethimit të dy qyteteve Severodonetsk dhe Lisicansk. Të dyja qytetet janë rrafshuar nga bombardimet e pandalura të rusisë. "Qyteti nuk ekziston më", thotë Nina, një nënë e re e cila u largua nga Lisicansku për tu strehuar në qytetin e Dnipros. "Ai praktikisht është fshirë nga faqja e tokës. nuk ka qendra të shpërndarjes së ndihmave. ndërtesa që përdorej për to nuk ekziston më, ashtu si edhe shtëpitë tona", shton ajo. Forcat ukrainase të martën u vendosën në linjat mbrojtëse në Donetsk, ku ata vazhdojnë të kontrollojnë qytetet më të mëdha ndërsa Putin tha se trupat e tij duhet të pushtojnë dhe të rimarrin pa humbur kohë përgatitjen e nevojshme për luftë ndërsa njësitë në zonat e tjera vazhdojnë të luftojnë.