Top News – Udhëzim i ri për Covid/ ’10 ditë izolim për të infektuarit’
22/10/2020 12:15

Ekspertët e shëndetit publik vazhdojnë të studiojnë sjelljet e virusit të ri në popullatë, ndërkohë që së fundmi Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, si autoriteti më i lartë ka publikuar udhëzimin e ri që është një dokument që tregon se sa ditë duhet të rrijë në izolim një person asimptomatik, një pacient që shfaq simptoma të lehta e mesatare e deri tek ata që përjetojnë simptoma të rënda dhe që natyrisht kërkojnë trajtim spitalor. Ky udhëzim është një guidë ky secili shtet mund t'i referohet për të trajtuar pacient me Covid-19. Në rekomandimet që sapo janë publikuar citohet qartë se pas sa ditësh një person që konfirmohet pozitiv nuk është më rrezik për personat e tjerë Në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, epidemiologu Ilir Alimehmeti sqaroi udhëzimin e ri, i cili thekson se një person me Covid-19 nuk infekton pas një periudhe të caktuar. “Ky është një dokument shumë i rëndësishëm, është një guidë teknike e datës 16 tetor nga ECDC, e cila në fakt i thjeshton gjërat, kështu që nuk ka asnjë vështirësi për ta përfshirë në strategjitë e çdo shteti. Madje edhe në shtetet si Shqipëria, me më pak mundësi se shtetet e tjera, sepse i thjeshton. I thjeshton për shembull duke mos kërkuar një tampon për negativizim në momentin që personi ka qenë komplet asiptomatik dhe thotë mbas 10 ditësh ky person mund të dalë nga izolimi. I thjeshton duke thënë se rastet e lehta deri në të moderuara dhe kjo patjetër është edhe vendim pak i mjekut për të përcaktuar nëse është rast i lehtë apo i moderuar, sërish thotë se pas 10 ditësh mund të dalësh pa tampon ose mund të bësh edhe dy tamponë nëse ke mundësi. Të dyja janë në rregull. Tani kuptohet qarte se personi nuk është më infeksioz pas një periudhe të caktuar”.

Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
Top Channel/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me barrierën mbrojtëse, 4 të lënduar
23/01 12:22
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top Channel/ Rikthehen kreditë e buta/ Mungonin në Elbasan që prej vitit 2012. Këtë vit ka 85 kuota
23/01 12:19
Top News- zbardhet data për gjyqin e divorcit Meta-Kryemadhi, Gjykata e Tiranës jep njoftim
23/01 12:16
Top News – Gripi, mjekët kërkojnë vaksinim. Më të riskuarit ata me sëmundje kronike e të moshuarit
23/01 12:16
Top Channel/ Zjarret e dimrit/ Ekspertët shpjegojnë shkaqet dhe pakujdesitë e njerëzve
23/01 12:15
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të vriste Indrit Doklen
23/01 12:13
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News- Probleme nga moti i keq në Shkodër, rrëshqitje gurësh e inertesh në zonat malore
23/01 12:07
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News/ Goditet banda e hajdutëve serialë/ Grabitën disa biznese në Vlorë, tre të arrestuar
23/01 12:06
Top News – Kërkon 200 mijë trupa evropiane / Zelenski: Nevojiten për mbështetjen e armëpushimit
23/01 11:56
Top News- Berisha thirrje emigrantëve për tu regjistruar- Rama shkatërroi reminitancat
23/01 11:54
Top News – Trump, agresiv në garën me Kinën / Gati ‘për luftë’ mbi Inteligjencën Artificiale
23/01 11:53
Top News – Huthit, organizatë terroriste / SHBA vë në ‘listën e zezë’ grupin e mbështetur nga Irani
23/01 11:52
Top News – ‘Po talleni me popullin me çmimin e energjisë’ Rama bën krahasimin me Europën
23/01 11:43
Top News- PD- 150 mijë dosje presin të gjykohen/ Demokratët akuza për dështim të drejtësisë
23/01 11:40
DIGITALB DIGITALB - OFERTA