Top News/ Trump zgjedh të dërguarin për Ukrainën / Ish gjenerali me një plan për fundin e luftës
28/11/2024 12:22

Presidenti i i zgjedhur amerikan Donald Trump ka emëruar ish-gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij të posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë, Kellogg gjatë mandatit të parë të Trumpit më 2017 deri në fillim të vitit 2021 ka qenë shef i shtabit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe këshilltar sigurie i ish-zëvendëspresidentit Mike Pence. Kellogg ka një karrierë të shkëlqyer ushtarake dhe në ekonomi "dhe ka qenë aktiv në mandatin tim të parë në funksionet më të larta në fushën e sigurisë kombëtare", deklaroi Trump në platformën e tij online Truth Social. 80-vjeçari Kellogg i ka paraqitur Trumpit planin për fundin e luftës, i thanë agjencisë Reuters tre persona të rrethit të brendshëm të ngarkuar me këtë çështje. Kellogg, sipas këtyre të dhënave, planin e ka përgatitur bashkë me Fred Fleitz, i cili gjithashtu ka punuar si shef i shtabit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në administratën e Trumpit gjatë mandatit të tij të parë presidencial. Sipas propozimeve në planin e hartuar SHBA do ta furnizojnë Ukrainën me armë të tjera, vetëm nëse ajo hyn në bisedime paqeje. Njëkohësisht SHBA parlajmërojnë Rusinë, që çdo refuzim për negociata mund të çojë në një mbështetje të përforcuar për Ukrainën. Një anëtarësim në NATO i Ukrainës tani për tani nuk mund të diskutohet. Trump i refuzoi ndihmat e mëtejshme për Ukrainën gjatë fushatës elektorale, ku ai deklaroi, se në rast të një fitoreje do t'i japë fund luftës përpara marrjes së mandatit. Betimi i tij si president zhvillohet më 20 janar.

Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
Top Channel/ Rrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali, babai: Në dhomë erdhi një grua…
23/01 14:06
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Meksika, çadra në kufi! Priten dëbime masive. Trump do dërgojë 1500 ushtarë në kufi
23/01 13:03
Top Channel/ Rusia kërkon dialog me Trump! Kreu i NATO i kënaqur me kërcënimet amerikane ndaj Moskës
23/01 13:02
Top Channel/ Trump emëron ambasadorin në BE, Puzder, ish-drejtor ekzekutiv në një rrjet restorantesh
23/01 12:39
Top Channel/ Deklaratat e Mickoskit, Greqia:Çështja maqedonase, e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 12:38
Top Channel/ Anija spiune i shkon “nën hundë” Britanisë, paralajmërojnë Putinin: Nuk shmangemi
23/01 12:35
Top Channel/ Nisin mosmarrëveshjet! Projekti 500 mld dollarësh, “mollë sherri” mes Musk e Trump
23/01 12:30
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News – Kërkon 200 mijë trupa evropiane / Zelenski: Nevojiten për mbështetjen e armëpushimit
23/01 11:56
Top News – Trump, agresiv në garën me Kinën / Gati ‘për luftë’ mbi Inteligjencën Artificiale
23/01 11:53
Top News- ShBA ‘fshesë’ emigrantëve ilegal/ Epoka Trump, Kongresi miraton projektligjin e ri
23/01 09:39
Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
DIGITALB DIGITALB - OFERTA