Pesë zjarre të reja kanë shpërthyer në Kaliforninë Jugore përpara vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në këtë shtet. Zjarret nisën të enjten në Los Angeles, San Diego, Ventura dhe Riverside. Ndërkohë, zjarrfikësit duket se kanë bërë përparim në vënien nën kontroll të zjarrit Hughes, që ka përfshirë deri më tani 10,000 hektarë tokë në Los Anxhelos, duke e kontrolluar atë në masën 36% që kur shpërtheu të mërkurën. Zjarret kanë shkatërruar shtetin amerikan gjatë javëve të fundit, me zjarret Palisades dhe Eaton që kanë djegur një total prej më shumë se 37,000 hektarësh tokë dhe kanë marrë të paktën 28 jetë njerëzish. Trump do të vizitojë Los Anxhelosin gjatë ditës për të ekzaminuar dëmet nga zjarri. Presidenti i sapo inauguruar ka qenë kritik ndaj reagimit ndaj zjarreve dhe ka kërcënuar se do të ndalojë ndihmën federale nëse Kalifornia nuk arrin të ndryshojë mënyrën se si menaxhon furnizimet me ujë. Ai ka kritikuar guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Neësom për menaxhimin e situatës.