Top News –Trump ‘ndryshon pllakën’ për Ukrainën: Paqe brenda disa disa muash, jo brenda 24 orëve
15/01/2025 13:29

Këshilltarët e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, pranojnë tani se lufta në Ukrainë do të marrë muaj apo edhe më shumë për t'u mbyllur, një kthim ky me këmbë në tokë pas premtimit më të madh të tij për politikën e jashtme, atë të arritjes së një marrëveshjeje paqeje në ditën e parë në shtëpinë e bardhë. Dy bashkëpunëtorë të Trump, që kanë diskutuar luftën në Ukrainë me presidentin e zgjedhur, i thanë Reuters se shikonin një afat kohor prej muajsh për të zgjidhur konfliktin, duke përshkruar premtimin e ‘Ditës së Parë’ si një kombinim të rrëmujës së fushatës dhe mungesës së vlerësimit të plotë të konfliktit apo kohës që nevojitet për të krijuar një administratë të re. Këto vlerësime përputhen me komentet e të dërguarit të ardhshëm të Trumpit për Rusinë dhe Ukrainën, gjeneral-lejtnantit në pension Keith Kellogg, i cili tha në një intervistë me Fox Neës javën e kaluar se do të dëshironte të kishte një "zgjidhje" për luftën brenda 100 ditëve, shumë përtej afatit kohor origjinal të presidentit të zgjedhur. Megjithatë, edhe afati i zgjatur i Kellogg ishte "shumë shumë optimist", thotë John Herbst, një ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë. Para fitores së tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump deklaroi dhjetëra herë se do të kishte një marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë në ditën e tij të parë në detyrë, nëse jo më parë. Në fund të tetorit, megjithatë, ai bëri një ndryshim delikat në retorikën e tij dhe filloi të thoshte se mund ta zgjidhte luftën "shumë shpejt". Që nga zgjedhjet, Trump është tërhequr akoma më shumë, shpesh duke thënë thjesht se ai do ta "zgjidhte" konfliktin, pa ofruar një afat kohor. Madje presidenti i zgjedhur ka thënë se përfundimi i luftës në Ukrainë do të jetë më i vështirë sesa arritja e një armëpushimi në Gaza.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA