Këmbëngulja e presidentit amerikan Donald Trump se dëshiron të rikthejë Kanalin e Panamasë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara ka ngjallur ndjenja nacionaliste dhe shqetësim në Panama. “Anijet amerikane po paguajnë tatime të rënda dhe nuk trajtohen në mënyrë të drejtë. Në të njejtën mënyrë po trajtohet edhe Marina e Shteteve të Bashkuara. Mbi të gjitha, Kina po operon Kanalin e Panamasë”, tha Trump të hënën, ditën e inagurimit si President I SHBA-ve. Presidenti i Panamasë, José Raúl Mulino, u kundëtpërgjigj të hënën, pas deklaratës së Trump, duke thënë se kanali i përket vendit të tij dhe do të mbetet territor i Panamasë, një vend me rreth 4 milionë banorë.