Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do të deklasifikojë çdo dosje të mbetur nga vrasjet e Presidentit John F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr. Ai nënshkroi këtë të enjte një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë, për deklasifikimin e dosjeve në lidhje me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, senatorit Robert F. Kennedy dhe Dr. Reverend Martin Luthern King Jr.” Presidenti i kërkoi ndihmësit të tij që t’i jepte stilolapsin që përdori për të nënshkruar urdhrin, Robert F. Kennedy, Jr., djali i Robert F. Kennedy dhe kandidati i zotit Trump për të drejtuar Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. Kennedy ishte ish-prokuror i përgjithshëm, senator i Nju Jorkut dhe një kandidat presidencial demokrat kur u vra në vitin 1968.