Top News – Tre të pandehur për vrasjen makabre/ Çfarë fshihet pas ekzekutimit të shqiptarit në Brazil
23/04/2022 22:53

Drejtësia e shtetit të Ceará në Brazil pranoi ankimin në ngarkim të një italiani dhe dy shtetasve brazilianëve të dyshuar për vrasjen e turistit shqiptar Alban Gropçaj, 28 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Caucaia, të Fortalezas në shkurt të vitit 2019. Sipas mediave braziliane tashmë e bëhen tre të pandehur dhe duhet të përgjigjen për vrasje të rëndë. Alban Gropçaj ishte i punësuar nga i pandehuri italian në një kompani me qendër në Itali, por ka udhëtuar drejt Brazilit për të shoqëruar të dyshuarin për vrasjen e tij. Sipas të dhënave nga hetimet, Gropçaj u vra nga dy persona me urdhër të një gruaje braziliane dhe italianit që ishte shefi i saj. Hetimet nxorrën në pah se italiani kërkonte vdekjen e punonjësit të tij për “interesa financiare”. Krimi ndodhi gjatë kthimit nga një restorant në Fortaleza. Shqiptari po shkonte në shtëpinë e italianit, në Kaucaia, kur u afruan dy persona me motor, të cilët nën kërcënimin e armës ndaluan makinën, tërhoqën shqiptarin nga automjeti dhe e ekzekutuan me tre të shtëna armësh, dy në kokë dhe një në sup. Nga hetimet rezultoi se viktimës nuk iu mor asgjë, gjë që bëri që policia të rrëzonte tezën e grabitjes. Pamjet: AFP

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA