Rindërtimi i objekteve arsimore dhe shndërrimi në vatra moderne të dijes dhe edukimit, përmes teorisë dhe praktikës njëkohësisht, po vijon edhe në Lushnje. Tre shkolla të reja ne bashkine e Lushnjes, të standardeve të larta të infrastrukturës u vizituan nga Kryeministri Rama, shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Zëvendëskryeministri, njëkohësisht deputet i zonës Erion Braçe.