Top News – Tre qarqe në rrezik nga përmbytjet/ Shtatë familje në Tropojë, bllokohen nga reshjet
17/09/2022 19:44

Orët e para të mëngjesit të së shtunës, nisën me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu, ndërsa temeperaturat zbritën 6 deri në 7 gradë Celsius. Kjo e shtunë solli vjeshtën, ku kapërcimi i temperaturave ndodhi në mënyrë të menjëhershme brenda pak orësh. Reshjet e dendura të shiut krijuan probleme në 3 qarqe të vendit. Bashkia Tropojë është më e prekura, ku reshjet shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore, banesa dhe toka bujqësore. Në segmente të caktuara ka shembje dhe gërryerje, ndërsa rezervuarët janë në kuotat maksimale. 7 famlilje janë bllokuar në fsharin Lumi të njësisë administrative Margegaj. Prurjet e shumta dëmtuan disa ura, ndërsa në njësinë administrative Bujan rrezikohet ura në Disdar si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Bushtricë. Dëme ka edhe në bagëti. Ndërkohë, në njësitë administrative Llugaj, Bytyç Margegaj ka ndërprerje të energjisë elektrike. Të dhënat u bënë me dije nga agjencia e mbrojtjes civile. Nga ana tjetër, në bashkinë Vau i Dejës në qarkun e Shkodrës ka prezencë të ujit në disa pjesë të bashkisë si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në lagjet: Lisen, Mllojë dhe Dejë, njësia administrative Vau-Dejës, bashkia Vau-Dejës. Përkeqësimi i motit gjitashtu solli vështirësi në kalueshmrqinë e mjeteve në aksin e bllokuar Tamarë- Vukël dhe Vermosh njësia administrative Kelmend, në Malësi të Madhe si dhe në aksin rrugor Qafë mali- Fierzë, si dhe rrugët rurale të njësive administrative Fierzë, Blerim, dhe Iballë në Fushë Arrës. Po punohet për zhbllokimin e rrugëve si dhe për kthimin e energjisë në njësitë Iballë dhe Fierzë. Në bashkinë Elbasan situata është më e normalizuar pas ndërprerjes së reshjeve, por po punohet nga grupet e punës të: strukturave përgjegjëse, kontraktuesit e mirëmbajtjes së rrugëve dhe OSHEE për normalizimin e situatës.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA