Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të premten për të fajësuar presidentin në detyrë Han Duck-soo. Një vendim i tillë thellon akoma më shumë krizën politike në vend, pasi vjen pas pezullimit nga detyra e Presidenti Yun Suk Yeol i cili shpalli gjendje lufte më 3 dhjetor. 192 deputetë votuan për shkarkimin e tij, shumë më tepër se 151 votat që ishin të nevojshme. Kryeministri Han mori rolin pasi presidenti Yun u fajësua nga parlamenti pas përpjekjes së tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak më 3 dhjetor.